Art & Kulturë

Klubi i Librit në Europe House

Pas suksesit të vjetshëm “Klubi i Librit në Europe House” rikthehet në 2019!
Për takimin tonë të parë për këtë vit, kemi përzgjedhur librin “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” të shkrimtarit Amos Oz.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të na bashkohen ditën e enjte 21 mars, në orën 17:30 tek Pallati i Kongreseve, për të diskutuar përshtypjet dhe mbresat e tyre në ambientet e Europe House, nën moderimin e Dr. Albert Gjoka.
Ju mirëpresim!

Europe House do të dhurojë për të interesuarit 10 kopje të librit. Kopjen tuaj mund ta merrni nga data 15 mars në ambientet e Europe House, deri në mbarim të librave.

 

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).