Ekspozita “Frymë pranverore” bën bashkë 13 artistë

Ekspozita “Frymë Pranverore” ka mbërritur në edicionin e 6-të dhe ku bën bashkë 13 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në këto punime mbizotërojnë ngjyrat dhe konceptet rreth rigjenerimit të natyrës dhe njeriut.

Enkeleida Prifti, e cila ka studiuar në Shën Peterburg, prezantohet me një cikël punimesh ku mbizotëron natyra, qëllimi kësaj ekspozite është energjia pozitive dhe përzgjedhja e punëve është bërë sipas ndarjes me një kriter që është cilësia.

Kuratori i kësaj ekspozite Olgert Rakipllari thotë se nga ky aktivitet për 6 vite janë prezantuar talente të reja, të cilët sot janë edhe pedagogë.

Qendra kulturore ASA si risi të këtij edicioni ka menduar edhe për talentet e së ardhmes duke krijuar një workshop dedikuar posaçërisht artistëve të vegjël, fëmijëve të apasionuar pas artit, stilimit dhe arkitekturës, në të cilin do të krijojmë duke u frymëzuar nga punimet e ekspozitës dhe motivet pranverore të stinës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).