Art & Kulturë

Kjo është shifra marramendëse e shqiptarëve që kanë akses në Internet

Statistikat e nxjerra nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kanë evidentuar se 2.16 milionë konsumatorë nga 2.9 milionë banorë gjithsej në vend, kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.

Tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti, arriti në afro 288 mijë, një rritje me 3% gjatë tremujorit të tretë dhe afro 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu, AKEP ka njoftuar edhe rreth rritjes që ka pësuar segmenti i përdoruesve me shërbime të integruara: Internet, telefon e televizion.

Numri i abonentëve që marrin të treja këto shërbime njëkohësisht, ka arritur në 98 mijë, një rritje vjetore me 23%.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).