Art & Kulturë

Kinoklubi frankofon : Polina, danser sa vie

Përshëndetje të gjithëve,

Kinoklubi rikthehet për një vit të ri të pasur me emocione. Në program: të qeshura, të qara, rrëqethje, dashuri …

Me qëllimin e vetëm për t’ju shërbyer sa më mirë të mundemi dhe për t’ju ofruar një dritare që sheh nga Franca dhe universi i saj kinematografik, kinoklubi frankofon do të jetë me pagesë duke nisur nga ky sezon.

Vendi do të ketë tanimë një çmim simbolik prej 200 lekësh.

Besojmë tek ju!

Në pritje të spektaklit të ri të kompanisë së Angjelin Preljocajt, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë filmin e tij “Polina”. Ejani të zbuloni botën e fshehtë të kërcimit bashkëkohor më 28 shtator, këtë të enjte, në kinema Agimi-Imperial, gjithmonë në orën 17:30.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).