E Marta e tretë e programit veror të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit – “Kinematografia e viteve ’90” – vijon me filmin BOLERO, me regji të Besnik Bishës, në 3 korrik 2018, ora 21:00, në Tarracën e Pallatit të Kulturës, Tiranë.
Fitues i çmimit të dytë në Euro Festival, Saint-Etienne, Francë 2-9 dhjetor 1997, ku aktoret Anila Bisha & Pavlina Mani, u nderuan edhe me çmimin e parë si aktoret më të mira. Anila Bisha gjithashtu fitoi dhe Kupën e Festivalit si aktorja më e mirë në Festivalin e XI të Filmit Shqiptar 24-27 qershor 2000, Tiranë.
Duke trajtuar temën e emigrimit, në vitet e vështira post-1990, në formën e një rrethi vicioz ekzistencialist, filmi rrëfen historinë e një familje shqiptare e cila, duke kërkuar t’ia nisë gjithckaje nga e para, përjeton dramën e zbulimit të një identitet të ri të panjohur më parë.
Regjia: Besnik Bisha
Skenari: Ermira Gjata, Besnik Bisha
Muzika: Ardit Gjebrea
Kamera: Bardhyl Martiniani
Piktor: Arben Basha
Montazhi: Neriman Resuli
Producent: Albafilm, B&G Film Pro
Aktorë: Anila Bisha, Robert Ndrenika, Pavlina Mani, Ola Morava, Ilir Bezhani, Fatos Sela, Paskal Prifti, Sulejman Dibra, Mërkur Bozo
Të ftuar: Kineasti Besnik Bisha & aktorja Anila Bisha
Hyrja e lirë!