Kinemaja Sociale shfaq dokumentarin “Mall për me këndue”

7 Dhjetor, Kinemaja Sociale, Tek Bunkeri

Nesër mbrëma, Kinemaja Sociale që ndodhet Tek Bunkeri, do të shfaqë dokumentarin “Mall për me këndue.” Dokumentari u realizua nga Fondacioni kujto.al — Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri dhe Luljeta Progni. Ky produksion i kushtohet Gac Çunit, muzikantit shkodran që humbi jetën në burgun e Burrelit në moshën 30-vjeçare.

Përmes dëshmive nga bashkëvuajtësit e tij, mbi brengat dhe çastet e fundit të jetës, shikuesit do të njihen me historinë se si u shua zëri i këtij të riu në qelitë e burgjeve komuniste.

Pjesëmarrja është e lirë. Kinemaja Sociale Tek Bunkeri ndodhet në Rrugën Frosina Plaku