Nëse po mendoni se ky vit iku shumë shpejt, pa ndodhur asgjë e rëndësishme, atëherë gaboheni. Më poshtë po ju listojmë 4 risitë që janë realizuar në 2017, të cilat janë thjesht fantastike!
- eSight
Kjo pajisje bëri të mundur që një burrë i verbër të shikonte përsëri pas 20 vitesh! Ajo përbëhet nga kamera HD me shpejtësi dhe rezolucion të lartë, ku përdorin zmadhimin dhe fokusin, për t’i dhënë mundësi një të verbëri që të shikojë. Momentalisht ajo kushton 10.000 dollarë, por kompania pret që *mimi të bie sapo kjo teknologji të fillojë të popullarizohet.
- Halo Top
Halo Top është një akullore me doza shumë të ulta sheqeri dhe pa kalori, e cila e merr shijen e ëmbël falë ëmbëlsuesit natyror që gjendet tek lulet, Stevia. Kushton 5$ një kupë, gjendet në dyqane në Amerikë dhe vjen me 20 shije të ndryshme.
https://www.youtube.com/watch?v=hnoxJuVx11k
- Nintendo Switch
Me këtë lojë, ti mund të luash teksa je në shtëpi, por edhe kur je në lëvizje. Levat që hiqen nga kablli, ju lejojnë që të luani edhe me miqtë tuaj. “Nintendo Switch” kushton $300 dollarë.
- Ember Mug
Me anë të kësaj pajisje, kafja juaj nuk do të ftohet kurrë më! Ky filxhan vjen në dy versione, njërin që ta mbani kur udhëtoni dhe tjetrin teksa jeni në shtëpi. Ai përbëhet nga një sistem ngrohje specifike për të dyja llojet dhe mund ta blini për 79.95 dollarë.