Art & Kulturë

Këto fjalë nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës tuaj!

Shpeshherë, në situata të ndryshme, ndodh që fëmija juaj të ketë bërë një gabim dhe ju pa menduar, mund t’i bërtisni apo t’i thoni ndonjë fjalë jo fort të mirë.

Disa psikologë amerikanë, kanë renditur thëniet që prindërit i përdorin shumë karshi fëmijës, ku sipas tyre, duhen eleminuar nga përdorimi sepse shkaktojnë dëme psikologjike te fëmija.

Ja cilat janë ato:

  1. “Ma jep se e bëj unë.” – Është mëse normale që ti si prind do ta ndihmosh fëmijën me detyrat e shtëpisë apo projektet që ka, por nëse ti ja bën gjithmonë, atëherë ai nuk ka për të mësuar kurrë si t’i menaxhoj detyrat e veta.
  2. “Mos qaj!” – Fëmija duhet të mësohet që t’i shprehi emocionet e veta, qoftë edhe duke qarë. Ai nuk duhet të mendoj kurrsesi se të qash është diçka e keqe.
  3. “Pse nuk je si vëllai/motra jote? – Ky krahasim është ndër gjërat më të këqija që mund t’i thuash një fëmije.
  4. “Prit, prit derisa të kthehet babi në shtëpi!” – Kjo shprehje është gabim për 2 arsye: E para, tregon që ju nuk keni kontroll mbi situatën dhe e dyta, tregon që fëmija do ta marri ndëshkimin më vonë, duke e përkeqësuar sjelljen e tij.
  5. “Të premtoj!” – Nëse i thyen premtimin që i ke bërë një fëmije, mund t’i shkaktosh mungesë besimi më vonë. Në vend që të premtoni diçka që ndoshta nuk e dini nëse do ta realizoni, thojini thjesht “Do përpiqem”.
  6. Mos e shani babanë apo mamanë e fëmijës para tij, pasi ndikon tek edukata dhe mënyra se si do t’i shohë ai më vonë prindërit.
  7. “Nuk ka asnjë arsye që të kesh frikë.” – Kjo nuk do e ndryshojë faktin që fëmija juaj do të vazhdojë të ketë frikë. Flisni me të dhe përpiquni të kuptoni burimin e frikës së tij.
  8. “Edhe unë të kam inat!” – Kur nuk i realizoni ndonjë dëshirë, fëmijët në inat e sipër gjithmonë do të qajnë dhe do t’ju thonë “Të urrej!”, por ju (edhe pse mund të jeni pak të acaruar) mbani gjakftohtësinë dhe gjithmonë shprehini atyre dashurinë që ndjeni.
  9. “Nuk do e bësh sepse kështu them unë!” – Nëse e përdorni, duhet ta eleminoni me patjetër këtë shprehje klishe! Nëse nuk ja shpjegoni fëmijës tuaj pse s’mund ta bëj një veprim të caktuar, atëherë si do e kuptojë ai gabimin?
  10. “Mbylle gojën/ qepe!” – Të themi të drejtën, është shumë harbute si fjalë dhe nuk mund ta përdorni kurrsesi mbi fëmijën tuaj!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).