Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Billboard Music Awards do të transmetohet live në kanalin NBC më 20 maj 2018 dhe artistët që janë nominuar në kategoritë e ndryshme janë publikuar zyrtarisht.
Bebe Rexha dhe Dj Khalid ishin personat që publikuan shtatë nominimet në kategoritë e mëdha të kësaj ceremonie, gjatë emisionit “Today”. Ndërsa pjesa tjetër e nominimeve është dhënë përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në faqen e Facebook të Billboard.
Konkurrentë në “Billboard Music Awards” janë edhe Khalid edhe këngëtarja shqiptare, prandaj ata e patën nderin që t’i tregonin nominimet e njëri-tjetrit. “Unë jam një vajzë nga Neë Yorku, nuk mendoja se do të isha e nominuar për një çmim country”, ka thënë Bebe.
mëposhtë janë lista e të nominuarëve në kategoritë përkatëse:
Artisti më i mirë
Drake
Kendrick Lamar
Bruno Mars
Ed Sheeran
Taylor Sëift
Artistja më e mirë femër
Camila Cabello
Cardi B
Halsey
Demi Lovato
Taylor Swift
Artisti më i mirë mashkull
Drake
Kendrick Lamar
Bruno Mars
Post Malone
Ed Sheeran
Kënga më e mirë “Hot 100”
Luis Fonsi & Daddy Yankee ft. Justin Bieber, “Despacito”
Kendrick Lamar, “Humble.” Bruno Mars, “That’s What I Like”
Post Malone ft. 21 Savage, “Rockstar”
Ed Sheeran, “Shape Of You”
Albumi më i shitur
Kendrick Lamar, DAMN.
P!nk, Beautiful Trauma
Ed Sheeran, ÷ (Divide)
Chris Stapleton, From A Room: Volume 1
Taylor Swift, Reputation
Kënga me mirë country
Kane Brown ft. Lauren Alaina, “What Ifs”
Sam Hunt, “Body Like A Back Road”
Dustin Lynch, “Small Town Boy”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line, “Meant To Be”
Brett Young, “In Case You Didn’t Know”
Artisti i ri më i mirë
21 Savage
Camila Cabello
Cardi B
Khalid
Kodak Black