Art & Kulturë

E rrallë/ Në Japoni balta kushton më shumë se paratë

Ishulli i vogël Minamitori, që gjendet në Oqeanin Paqësor është parajsa në Tokë jo vetëm për shtetin e Japonisë, por edhe për gjithë botën.

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar një sasi kolosale balte në këtë ishull, e cila do të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen ekonomike të Japonisë. Kjo pasi në brendësi të kësaj balte gjendet një depozitë e pafundme mineralesh të rralla.

Këto minerale kanë në përbërjen e tyre elemente të tabelës periodike që rrallë herë gjenden në Tokë, të cilat përdoren kryesisht për të prodhuar lente, superpërcjellës apo ekranet e celularëve.

Sasia e kësaj balte kap masën e 16 milionë tonësh dhe prej aty mendohet se mund të nxirren 780 vite furnizim me itrium, 620 vite me europium, 420 vite me terbium dhe 730 vite diprosium, që janë të mjaftueshme për të furnizuar botën me këto materiale për mijëra e mijëra vite.

Image result for minamitori island

Ky zbulim mund të ndryshojë komplet situatën ekonomike dhe monopolin që Kina ka në zotërimin e 95% të prodhimit global të mineraleve të rralla. Edhe pse ndodhet 1600 km larg nga Tokio, ishulli Minamitori ndodhet brenda Zonës Ekonomike Japoneze, duke e bërë baltën e çmuar pjesë të Japonisë.

Pasi të nisë shfrytëzimi i kësaj balte, Japonia pritet të hidhet fuqishëm në skenën globale dhe nuk do të ketë më nevojë që të presi fqinjin e saj, Kinën, për të përcaktuar çmimin dhe disponueshmërinë e mineraleve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).