Art & Kulturë

Këngëtarja amerikane performon për herë të parë në Tiranë

Sydney Ellis, do të jetë e ftuara speciale në netët e muzikës live që organizon lokali Fusion.

Sydney e filloi karrierën e saj muzikore në zonën e Los Angeles. Rryma e muzikës që ajo performon, sipas saj, është muzika tradicionale folk afro-amerikane. Ndërsa për të gjithë ne, kjo rrymë përfshin muzikën blues, jazzin klasik, gospel, jazz-in e New Orleans, R & B, etj.

Që prej vitit 1995, Sydney ka performuar në mbi 27 vende të ndryshme, duke dhënë plot 1500 koncerte. Në itenerarin e saj për 2018, përfshihen Gjermania, Portugalia, Shqipëria, Franca dhe Zvicra. Vitet e kaluara ajo ka performuar për publikun e Spanjës, Danimarkës, Belgjikës, Litenshtajn, Luksemburgut, Hollandës, Polonisë, Italisë, Kroacisë, etj.

Ajo vjen për publikun kryeqytetas në datën 9 shkurt, ditën e premte në orën 21:00 e deri në mesnatë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).