Albano Carrisi është një nga këngëtarët më të famshëm italian, që njihet edhe në vendin tonë, sidomos gjatë viteve ’80.
Ai këto ditë ka vizituar Shqipërinë, ndonëse ka ardhur edhe më parë në vendin tonë, ku ka fituar edhe shtetësinë shqiptare. Albano më pare ka performuar në një festival gjigant që u mbajt për të në vitin 1989, në stadiumin “Qemal Stafa”.
Gjatë një interviste televizive, këngëtari ka rrëfyer se para se të ngjitej në skenë, trupat e Sigurimit të Shtetit e kanë paralajmëruar që mos të bënte asnjë lëvizje të gabuar.
“Më kujtohet se në krah kisha disa persona të Sigurimit të shtetit që më thanë se nëse sot ndodh ndonjë incident, përgjegjës do të jeni vetëm ju. Dhe unë që ju thashë që po thoni se duhet të pushoj së kënduari. Jo, jo, ju e kuptuat shumë mirë se ç’duam të themi, më thanë. Unë nuk kisha asnjë qëllim për të bërë asnjë incident, por të krijoja një urë me realitetet që e rrethonin Shqipërinë.”-, është shprehur ai mbi këtë çështje.
Megjithatë, Albano ka rrëfyer se diktatura nuk e ndaloi të performonte ndonjë këngë të tij, duke i lënë lirshmëri në përzgjedhjen e reperturës që do të këndonte.
Për të, një nga momentet më të bukura të koncertit të atij viti, ishte shprehia në fytyrat e shqiptarëve kur ai këndoi “Felicita”, hitin e tij që zgjoi në zemrat e publikut nevojën për liri e demokraci.
Këngëtari ka treguar se babai i tij ka luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore dhe që fëmijë ka dëgjuar vetëm histori të mira për popullin tonë. Ai ka ardhur bashkë me babanë e tij në një vizitë në vitin 1985 e më pas është kthyer sërish në 1987 dhe dy herë për të dhënë koncertet, më 1989.
Kënga “Felicita” e Albano: