Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me një nga figurat më të njohura të muzikës italiane, Albano Carrisi.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një foto nga ky takim me këngëtarin e njohur, së bashku me disa fjalë përshkruese.
“Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.
Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.”-, është shprehur presidenti.
Albano në vitin 2016 ka përfituar shtetësinë shqiptare si pasojë e lidhjeve të ngushta me vendin tonë. Disa nga hitet e tij më të mira përfshijnë titujt: “Felicita”; “Magic Oh Magic”; “Ci Sara”; “Oggi Sposi”; “La Vita Cos’e’?”, etj.
https://www.youtube.com/watch?v=Q0wZQbK938Y