Art & Kulturë

Kampionat futbolli/ Neymar Jr’s Five Albania 2018

Neymar Jr’s Five është një kampionat futbolli, i identifikuar me emrin e sulmuesit të famshëm Brazilian, Neymar Jr.

Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 60 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar, gjë që e bën lojën të shpejtë, teknike dhe unike në botën e futbollit.

Gara është e hapur për ekipe nga 5 deri në 7 lojtarë, të moshës 16 deri në 25 vjeç. Theksojmë se nuk ka kufizim gjinie, pjesëmarrësit mund të jenë meshkuj dhe femra.

Ekipet do të ndeshen në 10 etapa kualifikuese, që do të zhvillohen ne Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Durrës. Pas zhvillimit të Gjysmë Finales në Tiranë, më të mirët do të kualifikohen për në Finalen Kombëtare. Ekipi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five, në Brazil, më 21 Korrik 2018.

Kalendari i turneut:

Tiranë:
• Fushat “Multisportive” tek Parku i Liqenit 23.04.18
• Fushat “Multisportive” tek Parku i Liqenit 25.04.18
• Fushat “Multisportive” tek Parku i Liqenit 26.04.18
• Fushat “Multisportive” tek Parku i Liqenit 30.04.18
• Fushat “Multisportive” tek Parku i Liqenit 02.05.18
• Fushat “Multisportive” tek Parku i Liqenit 04.05.18

Numër kontakti për etapat në Tiranë: +355693925689 /+355695700928

GJYSËM FINALJA KOMBËTARE:
16.05.2018 në Tiranë

Vizitoni faqen zyrtare për më tepër informacion dhe rregullat e lojës: https://www.neymarjrsfive.com/en/AL

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).