Art & Kulturë

“Jetë e bukur”, filmi francez në kinematë shqiptare

“La Belle Vie”, prodhim i vitit 2013 nga regjisori francez Jean Denizot do të shfaqet këtë të enjte më 7 dhjetor në Kinema Agimi.

Filmi trajton dramën e një burri të divorcuar që jeton së bashku me dy djemtë e tij, të cilët i ka rrëmbyer nga nëna e tyre. Shpërnguljet e shumta nuk i lejojnë fëmijët që të jetojnë një jetë normale dhe vështirësitë sa vijnë e shpeshtohen për këtë familje.

Shfaqja e këtij filmi realizohet nga Aleanca Franceze e Tiranës, Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Instituti Francez.

Çmimi i biletës kushton 200 lekë të vjetra dhe orari i transmetimit të filmit është 17:30-19:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).