Art & Kulturë

Ja si do vishet Jonida Maliqi në skenën e madhe të Eurovision-it

Këngëtarja e mirënjohur Jonida Maliqi më datën 16 maj do përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të Eurovision-it, në qytetin izraelit Tel Aviv me këngën “Ktheju Tokës”.

Por këngëtarja nuk do të jetë e vetme…ajo do të shoqërohet nga “back” vokalet.

Siç është lajmëruar para pak ditësh, artistët e rinj të cilët janë përzgjedhur për të mbështetur në skenë Jonida Maliqin janë Wendi Mancaku, Artemisa Mithi dhe Tiri Gjoci.

Ndërkohë ditën e sotme është publikuar edhe prova e parë që këngëtarja ka bërë dhe të gjithëve na tërhoqi vëmendjen veshja e hatashme e Jonidës, të cilën do e ketë edhe gjatë performancës së shumëpritur në Eurovision.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).