Art & Kulturë

Ja kur daton mozaiku i zbuluar në qytetin antik të Bylisit

Qyteti antik i Bylisit është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. Ai shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.

“Ju uroj mirëmëngjes me një nga mozaikët e zbuluar në qytetin antik Bylis, i cili daton që nga shekulli i VI”, tha sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke sjellë në vëmendje këtë vepër të rëndësishme që vjen nga e kaluara.

Teatri i Bylysit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para lindjes së Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).