Art & Kulturë

Ja filmat që duhet të shihni me patjetër për Krishtlindje!

Është koha më e bukur e vitit! Gjithkush po pret me padurim kohën magjike të fundvitit, që shoqërohet gjithmonë nga këngë të hareshme, zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe.

Çdo gjëështë perfekte në këtë periudhë! Pushime, festa dhe ushqime sa të duash! Dhe, mbi të gjitha, ke kohë për të parë filma nga më të ndryshmit! E ku ka më mirë se një filxhan çokollatë e ngrohtë, e shoqëruar me një film Krishtlindjesh?

Më poshtë do të gjeni disa prej prodhimeve kinematografike më të bukura, duke filluar që nga më të vjetrat, tek më të rinjtë, për të festuar siç duhet këto festa:

Home Alone (1990)

Besoj përshkrimi i këtij filmi është i panevojshëm. Të gjithë e njohin Kevin, djalin çamarrok që përfundoi i vetëm në shtëpi gjatë festës së Krishtlindjeve sepse familja e tij iku me pushime. Të qeshura pa fund të shoqërojnë përgjatë gjithë filmit, teksa Kevin mbron i vetëm shtëpinë e tij nga hajdutët.

How the Grinch Stole Christmas (2000)

Ky film është një nga përrallat dhe aventurat më të njohura e të dashura për të gjithë! E kush nuk e njeh Grinch-in me zemër të vogël, qëpërpiqet të shkatërrojë Krishtlindjet në qytetin e Kushvill-it? Por, a do ta realizojë ai qëllim e vet, kur në jetën e tij hyn vogëlushja Cindy Lou, që i dashuron festat? Me një performancë të shkëlqyer nga Jim Carrey, filmi ka mbledhur 260 milion dollar fitime, duke e vendosur në vend të dytë të listës së filmave më të suksesshëm për Krishtlindje, pas “Home Alone”.

A Christmas Carol (1938)

Kyështë versioni i parë dhe më i hershëm i adaptimit në film të përrallës nga Charls Dickens. Sigurisht që e keni dëgjuar historinë e Scrooge me zemër të gurtë, që në vigjiljen e Krishtlindjeve u vizitua nga tre fantazma të ndryshme, ku secila prej tyre i tregonte atij të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen që do e priste. Scrooge shikon dëmet që ka kryer dhe fillon një rrugëtim drejt ndryshimit.

White Christmas (1954)

Një film Krishtlindjesh, që ndërthur mjeshtërisht romancën dhe komedinë. Dy personazhet kryesor, Crosby dhe Astaire, performojnë për festat e fundvitit në një resort skish në Vermont dhe aventura të ndryshme i ndjekin nga pas. “White Christmas” ka qenë filmi më i suksesshëm për vitin 1954.

The Santa Clause (1994)

Scott Calvin, një biznesmen në karrierë, nuk do e merte kurrë me mend se kur nënshkroi një kontratë për të qenë babagjyshi, ajo do të realizohej vërtet. Mos e humbisni këtë aventurë Krishtlindjesh, për tëpare se si Scott do të shndërrohet pak nga pak në Plakun e Vitit tëRi, duke u përballur njëkohësisht me të afërmit që e shikojnë atë si tëçmendur.

Elf (2003)

Buddy (Will Ferrell) ka jetuar gjithmonë në Polin e Veriut. Tashmë, një burrë i rritur, ai do të shkojë në kërkim të babait të tij në New York, duke krijuar plot situata komike, që vijnë si rezultat i naivitetit dhe sinqeritetit të tij në një botë e cila nuk beson tek Babagjyshi.

Love Actually (2003)

Një nga filmat romantik më të njohur, që gërsheton histori të personazheve të ndryshme, teksa ata përballen me problemet që jeta u sjell përpara, gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve. Me një kast aktorësh të famshëm, ky film nuk duhet humbur kurrsesi.

The Polar Express (2004)

Një film vizatimor për të gjithë fëmijët, por edhe për të rriturit, që flet rreth një udhëtimi magjik me tren të disa fëmijëve drejt Polit të Veriut.

Get Santa (2014)

Një burrë i divorcuar përpiqet që të përmirësojë marrëdhënien me djalin e tij, duke e ndihmuar atë që të nxjerrin Babagjyshin nga burgu, me qëllim që të shpëtojnë festën e Krishtlindjeve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).