Art & Kulturë

Ja disa nga faktet më interesante rreth Krishtlindjeve

Krishtlindja është ditëlindja e Krishtit në fenë e krishterë, ku më 25 dhjetor të gjithë pjestarët e familjes, mblidhen së bashku në tryezë për të festuar këtë mbrëmje të magjishme. Ajo daton që nga koha e Biblës, por filloi të festohej dhe të popullarizohej në të gjithë botën vetëm gjatë shekullit të 20-të.

Të gjithë njerëzit, qofshin besimtarë të krishterë apo të ndonjë feje tjetër, e shikojnë këtë ditë si një mundësi për të festuar me familjen dhe të dashurit e tyre, duke përhapur gëzimin e harenë që Krishtlindja sjell.

Megjithatë, vet kjo festë përmban disa fakte interesante, që nuk duhen humbur pa lexuar dhe ditur:

    • Të gjitha letrat drejtuar Babagjyshit nga fëmijët në SHBA, shkojnë në postën e Santa Claus, Indiana;
    • Nazistët u përpoqën që ta zëvendësonin ditën e Krishtlindjeve, për ta kthyer në një festë ku do të nderohej diktatori i tyre, Hitleri;
    • Në Peru ekziston një fshat në të cilin, njerëzit i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë patur gjatë vitit me njëri – tjetrin duke u mundur, për ta nisur vitin e ri pa qejfmbetje;
    • Disa shekuj më parë ishte traditë që të tregoje histori të frikshme gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve;

    • Shumë kopshte zoologjikë përreth botës, pranojnë që të marrin si dhurat pemë krishtlindjesh, me të cilat ushqejnë kafshët e tyre;

      Kënga “White Christmas” nga Irving Berlin, është kënga single më e shitur në të gjithë historinë e produksioneve muzikore;

    • Banorët e një qyteti të quajtur Newfoundland, vishen çdo vit për Krishtlindje me maska të ndryshme dhe shkojnë në çdo shtëpi duke kërcyer dhe kënduar, ndërkohë që pronari i shtëpisë duhet të zbuloj identitetin e tyre;
    • Gati gjysma e popullsisë së Suedisë, shikon çdo vigjilje krishtlindjesh që prej vitit 1960, kukullat e famshme të animuara “Donald Duck”;
    • Gjatë Krishtlindjeve të vitit 2010, qeveria Kolumbiane u vendosi drita shumicës së pemëve në xhungël. Kur terroristës që fshiheshin asokohe në xhungël, kalonin afër këtyre pemëve të zbukuruara, ato ndriçonin më fort dhe shfaqnin një baner me mbishkrimin “Hidhni poshtë armët”. Nga ky veprim, 331 terroristë u dorëzuan dhe u pranuan sërish në shoqërinë sociale, ndërkohë që kompania që kishte dizenjuar këtë fushatë, u vlerësua me çmimin e strategjisë më të mirë të marketingut;

    • Disa nga tekstet e këngëve më të famshmë të Krishtlindjeve, si: “Winter Wonderland”, “Chestnuts roasting” & “I’m dreaming of a White Christmas”, janë shkruar nga çifutë;
    • Gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve të vitit 1914 (Lufta e I Botërore) u nënshkrua një paqe momentale midis trupave të Gjermanisë dhe Britanisë. Në këtë ditë, ushtarët shkëmbyen dhurata midis njëri – tjetrit dhe madje luajtën edhe një lojë futboolli;

    • Në 1867, një sipërmarrës nga Boston lexoi veprën e Charls Dickens “A Christmas Carol” dhe i prekur nga historia, u dha ditën e Krishtlindjeve pushim të gjithë punonjësëve të tij, si edhe u dhuroi një gjel deti të gjithëve;
    • Midis shekullit të 16-të dhe të 19-të, temperaturat ishin më të ulta se zakonisht dhe njerëzit shpesh i referohen kësaj periudhe si “Mini epoka e akullnajave”. Për këtë arsye, shumë këngë krishtlindjesh flasin për “Krishtlindje të Bardha”;

 

  • Në vigjiljen e Krishtlindjeve, të gjithë japonezët e hanë darkën e tyre tek KFC. Kjo traditë po vazhdon që prej 40 vitesh dhe vjen si rezultat i një fushate marketingu që KFC bëri. Aq popullor është ky ushqim për Krishtlindje, saqë njerëzit duhet të rezervojnë porosinë e tyre 2 muaj më parë.
  • Banorët e Oslo në Norvegji i dhurojnë çdo vit nga një zbukurim pemës së Vitit të Ri të Londrës, si falenderim për ndihmën e tyre gjatë Luftës së II Botërore.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).