Art & Kulturë

Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 4 maj do të jetë i ftuar special këngëtari i famshëm Shkumbin Ismaili, i cili do të këndojë disa prej hiteve të tij. Ndërkohë, të shtunën është i ftuar për herë të parë në këtë klub, Don Phenom, për një super performancë.

Cinco Cavalli Club të premten ka të ftuar special grupin Ëest Side Family dhe Bes Kallakun, duke premtuar kështu një super natë me hite të ndryshme. Ndërkohë, e shtuna do të vijë ndryshe me reperin e famshëm Noizy, i cili si gjithmonë, jep një super show.

Në Lollipop Club kjo e premte vjen me Dj Sardi në skenë, ndërsa e shtuna tek Lollipop vjen me këngëtarin e famshëm Ylli Limani, që do të sjelli një atmosferë ndryshe nga e zakonshmja.

Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.

Folie Club shënon këtë javë hapjen e saj për sezonin veror, ku të premten festoon 10 vjetorin me Dj Mickey dhe Boocky. Ndërkohë, e shtuna vjen plot hite me Flori Mumajesin dhe Klajdi Harrunin, Brunon e Dj Vicky me Mir Vathi.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).