Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.
Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.
Cinco Cavalli Club ka të ftuar këngëtarin e ri Kidda të enjten, me rastin e festës së 8 marsit. Ndërkohë, të premten më 9 mars, është i ftuar në këtë club reperi Lumi B dhe të shtunën do të performojë live Dhurata Dora.
Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 9 mars do të jenë të ftuar për të dhënë një super performancë Greta dhe Eni Koçi, së bashku me Genc Prelvukaj. Ndërkohë, të shtunën është i ftuar reperi kosovar Buta.
Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club do të organizohet eventi “Balkan Night”, në të cilin do të performojnë live këngëtarët Tolga Kazaz, Besnik Nurkollari, Valon Shehu dhe Enver Kuki.
Arena Club ka të ftuar të premten më 9 mars Samantën, ndërsa të shtunën do të dëfreheni nën performancën live të Genës.
Aleksandër Gjoka dhe Altin Goci vijnë në një super performancë tek Rockstock, të shtunën më 10 mars.
Fuqia e vajzave do të shfaqet këtë të enjte më 8 mars tek Lolli, ku të ftuar do të jenë Adam Reeves dhe Dj Danny. E premtja festohet gjithmonë bukur te Lollipop, e këtë rradhë do të jetë Ledri Vula këngëtari që do ndezi skenën e këtij clubi. Të shtunën Dj Sardi do të performojë në këtë club, nën eventin e titulluar “We Call it Magic”.
E shtuna në Status Live Show do të vijë me një super spektakël nga performance live e Stines, Juna Vata dhe Silver Metka.
Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.