Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.
Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.
Në Magic 4, të premten do të keni mundësi të dëgjoni hitet më të mira nga i famshmi Shkumbin Ismajli. Ndërsa të shtunën, do të jenë të ftuar për të dhënë një super performancë Kida dhe Fero.
Cinco Cavalli Club të premten më 23 shkurt do të ketë të ftuar këngëtarin kosovar dhe njëkohësisht pjesë të grupit Babastars, Majk. Ndërsa të shtunën në Cinco do të zhvillohet mbrëmje greke, nën meloditë live të këngëtarëve grekë Lefteris Pantazis dhe Devis Xherahu.
Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.
Arena Club ka të ftuar të premten këngëtarin e famshëm Gena, i cili vjen për të kënduar hitet e tij më të mira. Ndërkohë, një super event vjen të shtunën më 24 shkurt tek ky club. Këngëtari i njohur rumun dhe mjaft i dashur për shqiptarët, Florin Salam, do të rikthehet për të dytën herë në këtë vend, në një natë të mbushur plot hite e surpriza.
E shtuna në RockStock do të kalohet bukur, duke u shoqëruar me muzikën live të Altin Goci, Erjon Zaloshnja dhe Anxhel Elmazi.
Në Lollipop Club, kjo fundjavë hapet me hitet e një prej këngëtarëve më të suksesshëm të momentit, Capital T, i cili është i ftuar për të performuar të premten. Ndërsa të shtunën, reperi kosovar Mc Kresha shoqëruar nga dj Cuba do të jenë të ftuarit e kësaj mbrëmje.
E shtuna në Status Live Show do të vijë me një super spektakël që vetëm Anxhela Peristeri së bashku me Juna Vata e Silver Metka mund ta realizojnë!
Të shtunën, më 24 shkurt tek Charl’s Bistro do të performojë live grupi kosovar Na.
Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së premtes dhe së shtunës së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.
Tek Disco Box të premten, kërceni dhe dëfrehuni nën ritmet e muzikës së selektuar nga Lindi, Naam Van dhe Minimim.