Art & Kulturë

Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 30 mars do të keni mundësi të dëgjoni live dy këngëtarë mjaft të ndryshëm nga njëri-tjetri: Fatmira Brecani që vjen me këngët e saj të rrymës popullore dhe Trimi, me hitet e tij. Të shtunën, do të jetë e ftuar për një super natë Genta Ismajli.

Cinco Cavalli Club organizon të premten eventin “Ladies Night”, ku ka pije falas për grupet e vajzave që shkojnë në këtë klub. Të shtunën më 31 mars, ky muaj do të mbyllet me performancën live të një prej grupeve më të dashura shqiptare, Elita 5.

Arena Club ka të ftuar më 30 mars Bes Kallakun, Xhensila Myrtezajn dhe Ylli Bakën, të cilët me siguri do të japin një performancë të paharrueshme për të gjithë! Ndërsa të shtunën do të gjeni një tjetër këngëtar të famshëm, Genën, i cili do të vijë për të kënduar hitet e tij.

Një super natë, plot me energji, do të vijë këtë të shtunë më 31 mars në RockStock, ku do t’i bëhet tribut grupit Rammstein.

Në Lollipop Club këtë të premte është i ftuar këngëtari kosovar Buta, ndërsa të shtunën do të performojë Dj Aldo me temën “Children of the 90’s”

Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).