“It’s her choice” është një event i ideuar dhe organizuar nga AIESEC, në bashkëpunim me UNFPA dhe rrjetin e organizatave Youth Voice. Eventi, si pjesë e World Population Day, sjell në vëmendje rëndësinë e planifikimit familjar dhe mbrojtjes në marrëdhëniet seksuale, duke synuar të informojë publikun mbi këtë cështje.
Fokusi i eventit do të jenë femra të arrira në karrierë, për të ndarë historitë e tyre të suksesit, por edhe femra më pak të privilegjuara, për të na treguar se të informohesh e të veprosh mbi të tilla fenomene nuk është kurrë vonë. Për më tepër, do të diskutohet mbi tema si ndjekja e një profesioni nga ky grup i shoqërisë e rëndësia e tij, ne formën e përvojave konkrete nga të ftuarat tona.
Bashkohuni me ne në datë 11 Korrik, në Universitetin Europian të Tiranës.