Art & Kulturë

ITALIAN SCREENS


Kinemaja e re italiane në Tiranë 28 – 30 Mars 2023

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Kinemaja e re italiane në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, Bashkinë e Tiranës dhe @tiranafilmoffice pjese e Agjencise se Industrise Kreative.
Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë me ITALIAN SCREENS, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit zgjedh filmat më të mirë italianë.
Për ekspozitën kinematografike të Tiranës u zgjodhën katër fillma, të ndryshëm për nga zhanri dhe ndërtimi i mjedisit ku zhvillohen ngjarjet: Ariaferma nga Leonardo Di Costanzo, çmimi për skenarin më të mirë dhe aktorin kryesor më të mirë; I fratelli De Filippo nga Sergio Rubini, një film që gjurmon historinë e dy autorëve të mëdhenj të komedisë napolitane; Il materiale emotivo nga Sergio Castellitto,, bazuar në një skenar të Ettore Scola dhe Freaks Out nga Gabriele Mainetti, një rrëfim magjik dhe surreal në Romën e pushtuar të vitit 1943.
Filmat do të sffaqen nga data 📆28 deri më 30 mars
📍 Kinema Millennium në Tiranë (Rruga Murat Toptani).

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).