Punimet në parkun “Heroinat” në kryeqytet kanë filluar në muajin prill. Ky park parku i cili mbanë memorialin “Heroinat”, një skulpturë me një këndvështrim të dyfishtë që u është dedikuar grave për sakrificën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit, do të inaugurohet sonte në ora 20:30.
Parku është në formë të mushkërive dhe do të bartë po ashtu një mesazh në vete.
Ky park që brenda vetit ka monumentit “Heroinat” është punuar nga arkitekti Ilir Blakqori.
Ky është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe Pro Credit Bankës. Vlera e investimit në këtë park është rreth 40.000 euro.