21 Korrik! Festë në rrugë, 5 vjet që ne fansat e “Papa-s” e festojmë kështu datëlindjen e tij. Dhe na pëlqen pafundësisht të festojmë cdo vit, t’i ndajmë sëbashku këto emocione aq të forta sa cdo herë na duket më e vecantë se tjetra.
Edhe këtë vit Jazz është kryefjala, Hot Jazz, poezi, rum… dhe jo vetëm, shumë dashuri dhe pasion nga e gjithë skuadra “Hemingway Fan Club Albania”, që po punon për të sjellë pranë cdo kujt prej jush që ka dëshirë të na bashkohet, jo thjesht një event, por një natë më të nxehtë se vetë korriku i këtyre ditëve.
Na bashkohen artistë nga Kosova, Italia, Argjentina, sigurisht dhe artistë nga Shqipëria, që do të performojnë në shoqërinë tuaj të mrekullueshme.
Ne e fillojmë festën më 21 korrik ora 20:00 në rrugën “Kont Urani” për të vazhduar deri sa të na lejojnë, sigurisht.
Hyrja vetëm nga “Rruga e Durrësit”
Kodi i veshjes: thjesht në të bardha
Biletat i gjeni nga e Hëna ora 17:00 tek ne!
Hemingway delira
Sëbashku me ju!