Art & Kulturë

“Hyjnoret e Kinemasë Italiane”/ Kryevepra e Visconti-t vjen në Tiranë

“Këtë javë zbresin në Tiranë kryeveprat e Luchino Visconti-t në rubrikën “Hyjnoret e Kinemasë Italiane”.

Ambasada Italiane në Tirana shprehet se këtë javë, për rubrikën “Hyjnoret e Kinemasë Italiane”, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë do të sjellë një kryevepër të Luchino Visconti-t, “Gatopardi”, fitues i tre çmimeve Nastro d’Argento dhe kandidat për çmim Oscar.

“Historia e princit të Salinës që duhet të përballet me mbërritjen e Piemontezëve në Siçili është vënë në skenë me një finesë të jashtëzakonshme të detajeve dhe me pjesëmarrjen e një kasti fantastik, mes të cilëve Claudia Cardinale, Burt Lancaster dhe Alain Delon”, shprehet ambasada.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).