Art & Kulturë

Horoskopi javor, 6-12 Janar 2020

DASHI21. mars – 20. prill

Java do filloje stuhishëm sot për gjithë ju qe jeni ne një lidhje, por pas dy ditësh çdo gjë do normalizohet pas kritikave te të afërmve dhe reflektimit tuaj. Ndonjëherë si pa e kuptuar bëni gjera vërtet te gabuara. Beqaret do kenë plot takime, por ai qe do realizojnë ditën e enjte ne mbrëmje do jete me i jashtëzakonshmi. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do përmirësohet me shume se kurrë me pare. Lodhja mund te sjelle shqetësime shëndetësore, kështu qe mundohuni te çlodheni e te relaksoheni pa u bere gjendja alarmante. Ne pune duhet te jeni me besues tek aftësitë tuaja dhe keni për te arritur atje ku dëshironi. Ne familje do mbizotërojë alegria.

DEMI21. prill – 21. maj

Ka rrezik qe marrëdhënia me partnerin te jete goxha delikate gjate kësaj jave. Do keni debate te forta me atë qe keni ne krah dhe as njeri e as tjetri nuk do toleroje. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe ka rrezik te bëjnë disa gabime qe do ju peshojnë shume edhe ne te ardhmen. Nxitimi te çon gjithmonë ne rruge te gabuar. Buxhetin duhet ta keni me tepër nen kujdes dhe duhet te bëni një menaxhim te mire. Vetëm kështu do i shmangni problemet. Gjendja shëndetësore do ketë here pas here luhatje. Çlodhuni me tepër dhe ushqehuni si duhet. Ne pune do jeni dominues dhe te jashtëzakonshëm. Te gjithë do duan t’iu kenë pjese te ekipit. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Gjate gjithë javës do ju ndryshoje humori ju te dashuruarve dhe do keni si debate te forta me partnerin ashtu edhe momente romantike dhe ngazëllyese. Asgjë nuk mund te parashikohet paraprakisht. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do vendosin shpejt e shpejt te hedhin hapa te rëndësishme. Me shpenzimet bëni kujdes. Mos e lëshoni shume dorën sepse do ju mbarojnë shpejt te ardhurat. Shëndeti do jete i mire nëse nuk abuzoni me alkoolin apo kafene. Aktivitetin fizik gjithashtu nuk duhet ta ndalni asnjëherë. Ne pune gjerat kane për te ecur goxha mire sepse do mendoheni dhe do bëni plane para se te hidhni çdo lloj hapi. Jeta familjare do jete shume e këndshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dialogu ka për te mbizotëruar ne çift gjate gjithë kësaj jave. Kjo do beje qe edhe konfliktet e vjetra te zgjidhen shpejt dhe zemra do ju rrahe shume me fort. Beqaret me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pasi ashtu emocionet do jene akoma me te fuqishme. Do ketë surpriza këtë periudhe. Ne planin financiar, po nuk bëtë kujdes dhe po e tepruat me shpenzimet për gjera qejfi, do keni tronditje vërtet serioze. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por nëse vizitoheni dhe merrni mjekimet e duhura, situata do rregullohet shpejt. Ne pune do jeni te frymëzuar dhe do bëni me te mirën. Disa mund te marrin edhe një propozim zyrtar për një detyre te re. Ne familje do ketë debate.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift ka për te qene gjithë kohës e ngrohte gjate kësaj jave. Do e keni shume me te lehte te flisni me partnerin për çdo teme dhe afrimiteti do forcohet. Beqaret do fiksohen pas disa persona te cilët kane tashme një lidhje dhe do mërziten tej mase kur te mos i arrijnë dot t’i tërheqin pas vetes. Sektori i financave do mbetet i mire vetëm nëse ju ndalni shpenzimet e kota. Nga ana tjetër nuk duhet as te jepni hua tek te afërmit, pasi nuk është momenti. Shëndeti do jete dinamik e madje nuk do keni me as shqetësimet e dikurshme. Ne pune bëhuni gati për ndryshime te jashtëzakonshme qe do iu bëjnë edhe me te njohur ne fushën tuaj. Ne familje do mbizotërojë tensioni.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do jete shume intensive gjate kësaj jave. Do argëtoheni pafund me partnerin dhe do bëni gjera te jashtëzakonshme me te. Beqaret për fat te keq nuk do kenë fat dhe do enden kot se koti sa andej këtej. Yjet nuk do jene ne favorin e tyre. Ne planin financiar do ju mbështesin gjithë kohës familjaret dhe nuk do gjendeni ne vështirësi. Për shëndet te mire ushqehuni si duhet dhe mos e teproni me gatimet pikante dhe ato shume te kripura apo te ëmbla. Ne pune duhet te jeni me kurajoze dhe duhet te ndërmerrni edhe ndonjë rrezik për te pare sa te zotet jeni. Me familjaret marrëdhënia do jete e kënaqshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Kjo do jete një nga periudhat me te mira dhe me te begata për jetën tuaj ne çift. Venusi dhe Jupiteri do ju bëjnë te ndiheni si mbi re. Beqaret do jene tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t’i tërheqë pas vetes. Do jene shume pa fat dhe kështu kane për te mbetur nëse vazhdojnë te kërkojnë te pamundurën. Financat do mbeten delikate gjithë kohës kështu qe mundohuni te shpenzoni sa me pak ne mënyrë qe t’iu mbeten para edhe për nesër. Shëndeti nuk do jete i keq, por nëse konsumoni me shume proteina dhe vitamina do jeni edhe me ne forme. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do ju bëni balle edhe sfidave me te vështira. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ditët e para te kësaj jave do jete te qeta për ju te dashuruari, por nga e enjtja e me tej emocionet do shtohen furishëm. Zemra ka për t’iu rrahur shume fort. Beqaret do kalojnë shume peripeci, por ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë e do nisin një lidhje te bukur. Te ardhurat do jene te shkëlqyera fale ndikimit pozitiv te Merkurit. Do mund te bëni edhe ndonjë investim afatgjate. Gjendja shëndetësore ne disa momente mund te ketë probleme, prandaj duhet t’i kushtoni me tepër vëmendje. Ne pune Marsi do ju shtyje te mblidhni forcat dhe te realizoni edhe një projekt gjigand qe dikur ju është dukur i pamundur. Me dëshirë dhe këmbëngulje mund te arrihet gjithçka. Familja pa shqetësime.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Nen ndikimin pozitiv te planetëve jeta juaj ne çift do jete disi me e mire këtë jave. Nuk do lejoni qe gjerat te ndërlikohen kot se koti, por do merrni masa strikte. Pas te enjtes gjerat kane për te ecur me mire nga sa e kishit menduar. Beqareve do ju ndodhin gjera interesante dhe do përjetojnë vetëm emocione pozitive. Buxheti do ketë disa përmirësime, por nëse nuk kujdeseni për shpenzimet situata shume shpejt mund te përkeqësohet. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e mire. Do keni shqetësime te njëpasnjëshme te cilat po i late pas dore do përkeqësohen me tepër. Ne pune duhet te luftoni akoma me fort për te arritur atje ku dëshironi. Mos u dorëzoni qe me pengesën e pare qe mund t’iu dale. Familja pa asnjë problem.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave do jete shume me ndryshe nga me pare për ju qe jeni ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat kane për te ndryshuar rrënjësisht te ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jene akoma me te begata fale një trashëgimie qe do merrni. E kishit ëndërruar prej kohesh këtë gjë. Shëndeti për fat te keq nuk do jete i mire. Do keni dhimbje grykesh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Beni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Ne pune do jeni ekip i forte dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë qe keni arritur. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Juve qe jeni ne një lidhje do i merrni gjerat me seriozisht gjate kësaj jave dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente te këndshme. Beqaret do kenë flirtime, joshje dhe dashuriçka kalimtare. Ende nuk do ketë ardhur koha për te filluar lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar mos luani shume me zjarrin, por hidheni çdo hap te mirëmenduar. Shëndeti mund te kenë disa probleme te vogla ditët e para. Mund te keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas te mërkurës do ndiheni me te qete. Ne pune do iu jepen detyra te reja qe do kërkojnë me shume maturi dhe përgjegjësi. Jeta familjare ka për te qene harmonike gjithë kohës.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Ka rrezik qe marrëdhënia juaj me partnerin te pësojë tronditje gjate kësaj jave. Do keni debate serioze te cilat nuk do përfundojnë mire. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe do duan. Ditët më me fat për te takuar persona interesante do jene e mërkura dhe e shtuna. Buxheti do jete i mire dhe pa probleme, megjithatë sa here te bëni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogarite. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dite pas dite. Nuk do i ndieni me dhimbjet e kohëve te fundit. Ne pune do e dini mire ku te fokusoheni me tepër qe ta keni me te lehte arritjen e objektivit. Beni vetëm kujdes nga disa kolege qe iu kane inat dhe do mundohen t’iu pengojnë. Jeta familjare do jete e favorizuar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).