Filmi ‘Home’ i regjisores More Raça, së fundmi është shpërblyer në festivalin Baalbeck’s International Short Films Festival në Liban.
‘Home’ i cili poashtu vjen me skenar nga More Raça, ka marrë çmimin ‘Skenari më i mirë’, në këtë festival.
“Ky çmim është i rëndësishëm duke e pas parasysh që filmi është nga Kosova, dhe ka marrë pjesë edhe në atë pjesë të botës ku arti kinematografik është shumë i zhvilluar dhe kineastët janë të shpërblyer me çmime prestigjioze botërore”, ka thënë More Raça.
‘Home’ deri më tani është shpërblyer edhe me shumë çmime të tjera ndërkombëtare. Ndërsa në kastën e aktorëve janë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.