Histori: Ҫfarë ka ndodhur më 29 Janar?

29 Janar 1595 – Shfaqja e njohur “Romeo & Zhuljet” nga William Shakespeare, u luajt për herë të parë në një teatër në Angli. Ajo u publikua zyrtarisht si libër rreth vitit 1597, për t’u bërë një nga veprat më të njohura të këtij shkrimtari, por edhe në botë.

29 Janar 1781 – Opera “Idomeneo” e shkruar nga Mozart, performohet për herë të parë në Munich.

29 Janar 1845 – Poema “Raven” (Korbi) u botua për herë të parë në gazetën Evening Mirror në Nju Jork dhe autori Edgar Allan Poe (1809 – 1849) përdori pseudonimin Quarles në këtë botim. Stili i poemës ishte i ri, ashtu edhe emri i rremë i autorit. Më vonë, Poe do të shprehej në esenë e tij “The Poetic Principle” se nuk i pëlqente didaktizmi dhe alegoria, edhe pse besonte se kuptimi në letërsi duhet të jetë nën sipërfaqe.

29 Janar 1886 – Karl Benz krijon makinën e parë që funksiononte me një motor djegës, “Benz Patent – Motorwagen”. Siç të gjithë e dimë, kjo kompani makine do të bëhej më vonë një nga më të famshmet dhe më të preferuat për të gjithë njerëzit.

29 Janar 1920 – Walt Disney fillon punën e parë si artist, me pagë 40 dollarë në javë për firmën DK Slide CO. Walt do të bëhej një figurë e madhe e industrisë të filmit të animuar në Amerikë e në botë. Walt Disney (1901 – 1966), së bashku me vëllain e tij Roy Disney, themeloi Walt Disney Productions, më pas kompania më e njohur filmike në botë, sot Walt Disney Company, me të ardhura vjetore prej 45 miliardë dollarësh.

29 Janar 2014 – Arkeologët zbulojnë tempullin më të vjetër romak në botë, i cili ndodhet në Sant’ Omobono, Romë.

29 Janar 2014 – Cristiano Ronaldo bëhet i pari kapiten jo me origjinë spanjolle i skuadrës së futbollit Real Madrid. Kjo u bë hera e 500 që Ronaldo luan me këtë ekip.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).