Art & Kulturë

Histori: Ҫfarë ka ndodhur më 23 janar?

23 Janar 3102 p.es – Filloi epoka e Kali Yuga sipas hinduizmit: Kjo është epoka e veseve, kur qytetërimi degjeneron shpirtërisht. Sipas shkrimit të shenjtë indian, bota kalon në katër etapa: Satya Yuga, Dvapara Yuga, Treta Yuga, dhe e fundit, Kali Yuga, e cila shoqerohet me zvetënimin e moralit dhe fundin e botës. Morali në hinduizëm shpesh përfaqësohet simbolikisht me Dharman ose Demin. Në epokën e parë të zhvillimit, Demi ka katër këmbë, por duke kaluar në 4 faza, morali dobësohet a ulet dhe në fazën Kali Yuga, morali reduktohet në një të katërtën, demi mbetet me një këmbë dhe bota nuk mund të qëndrojë. Epoka Kali Yuga zgjat 432 mijë vjet dhe nëse ajo filloi 5 mijë vjet më pare, botës në të cilën jetojmë i kanë mbetur edhe rreth 380 mijë vjet të tjera, sipas hinduizmit.

23 janar 638 – Fillon kalendari Islamik ose Kalendari Mysliman apo Kalendari Hixhri:  Kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në vit me 354 ose 355 ditë. Kalendari Mysliman është përdorur për ngjarje dhe data në shumë vende myslimane (njëkohësisht me kalendarin gregorian), dhe përdoret nga muslimanët kudo për të përcaktuar ditët e duhura për të vëzhguar festat si Ramazani, për të marrë pjesë në Haxhillëk, dhe për festat e tjera islame.

23 Janar 1492 – “Pentateuku” (libri i shenjtë hebraik) shtypet për herë të parë. Pentateuku, i njohur edhe si Pesë Librat e Moisiut: Pjesa e parë e Biblës hebraike – Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat, dhe Ligji i Përtërirë. Në judaizëm, ky libër është quajtur “Torah”, pjesa e parë e Biblës së plotë hebraike “Tanah”, ndërsa për të krishterët, është pjesa e parë e Dhjatës së Vjetër

23 Janar 1556 – Bie tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë, duke vrarë 830.000 mijë persona në provincën e Shensi, në Kinë.

23 Janar 1719 – Lihtenshtajn mori statusin e një shteti të pavarur që ekziston në përbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake.

23 Janar 1849 – Elizabeth Blackwell bëhet gruaja e parë mjeke në SHBA. Elizabeth punoi në klinika në Londër e Paris për dy vjet. Gjatë punës ajo u infektua dhe humbi shikimin në njërin sy; u kthye në Nju Jork më 1851, duke hequr dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë kirurge. Më 1857, Elizabeth krijoi ambulancat e para në Nju Jork dhe botoi disa libra të rëndësishëm mbi çështjen e grave në mjekësi.

23 Janar 1911 – Akademia Franceze e Shkencave (e përbërë vetëm nga burra) kundërshton pranimin si anëtare të saj, fituesen e Çmimit Nobel, Marie Curie; fizikante polake – franceze e natyralizuar – kimiste – gruaja e parë e nderuar me çmimin Nobel; gruaja e parë profesore në Universitetin e Parisit, dhe në vitin 1995, gruaja e parë që do të varrosej për meritat e veta në panteonin në Paris.

23 Janar 1978– Suedia bëhet i pari vend që ndalon përdorimin e sprajtëve, ku sipas të cilës, ata dëmtojnë shtresën e ozonit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).