Scout është një web browser, i cili u jep fuqinë prindërve që nëpërmjet tij të kontrollojnë të gjithë aktivitetin online të fëmijës së tyre dhe madje t’u ndalojnë aksesin në disa përmbajtje që ata i mendojnë të papërshtatshme.
Ky web browser është krijuar nga Monqi, i cili në tetor lançoi edhe një smartphone që është i përshtatshëm për fëmijët.
Nëpërmjet aplikacionit Monqi, prindërit mund të logohen në llogarinë e tyre dhe të vrojtojnë se çfarë ka kërkuar fëmija i tyre në Scout. Një tjetër risi është se prindërit mund të fikin manualisht ekranin e telefonit të fëmijës e madje edhe ta mbyllin atë kur të miturit janë duke parë diçka të papërshtatshme.
Monqi mund të blihet në Carphone Warehouse për 172 Euro.