Art & Kulturë

Histori: Ҫfarë ka ndodhur më 22 janar?

22 Janar 1506 – Kontigjenti i parë me 150 roje zvicerane mbërriti në Romë. Historia thotë se ata kaluan nëpër Porta del Popolo dhe hynë për herë të parë në Vatikan, ku u bekuan nga Papa Julius II. Marrëveshja për rojet zvicerane ishte nënshkruar në vitin 1497 nga Papa Sixtus IV, në aleancë me konfederatën e Zvicrës.

22 Janar 1517 – Turqit pushtojnë Kajron, kryeqytet i sulltanatit të mamlukëve, dinasti myslimane në Egjipt (1250-1517). Mamlukët nuk ishin egjiptianë, por rridhnin nga një kastë skllevërish të privilegjuar me prejardhje nga Kirkizia. Pas një grusht-shteti në vitin 1250, ata morën pushtetin në Egjipt dhe pastaj aneksuan Sirinë dhe Palestinën.

22 Janar 1881 – Obelisku i lashtë egjiptian “Gjilpëra e Kleopatrës” ri-ngrihet në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Gjilpëra e Kleopatrës është emri i njohur për secilin nga tre obeliskët e lashtë të shkulur nga Egjipti the të ri-ngritur në Londër, Paris dhe Nju Jork gjatë shekullit XIX. Edhe pse Obeliskët quhen ‘Gjilpërat e Kleopatrës” ata nuk kanë asnjë lidhje me Mbretëreshën Kleopatra VII të Egjiptit, pasi kanë qenë në ekzistencë mbi një mijë vjet para saj.

22 Janar 1914 – Vlorë – Qeveria e përkohëshme e Shqipërisë heq dorë nga pushteti dhe ia dorëzon atë Komisionit Ndërkomëtar të Kontrollit për të qeverisur vendin deri në arritjen e princ Vidit. Ismail Qemali, ish-kryetari i qeverisë, bëhet gati të vetë-mërgojë në Francë. Menjëherë, Komisioni i Kontrollit e fton Esad Pashë Toptanin të ndjekë shembullin e Ismail Qemalit, por Esadi nuk pranon.

22 Janar 1901 – Vdes mbretëresha britanike Victoria, duke i dhënë fund një epoke në të cilën shumica e nënshtetasve të saj britanikë nuk njohën ndonjë monark tjetër. Sundimi i saj 63-vjeçar, më i gjati në historinë britanike, pa rritjen e një perandorie, në të cilën dielli nuk perëndonte kurrë. Victoria rivendosi dinjitetin e monarkisë angleze. E lindur në vitin 1819, ajo u ngjit në fron pas vdekjes së xhaxhait të saj, Mbretit Ëilliam IV, më 1837.

22 Janar 1987 – SHBA – Politikani nga Pennsylvania R. Budd Dëyer vret veten gjatë një konference shtypi në television. Kjo ngjarje çoi në debate mbi kufijtë në gazetari, dhe se jo çdo pamje është e transmetueshme. Në vitin 1986, Dëyer ishte dënuar për marrje ryshfeti nga një firmë në Kaliforni. Gjatë gjyqit, si dhe pas dënimit, ai pohoi se ishte i pafajshëm dhe se akuzat ishin të sajuara. Masa e dënimit ishte planifikuar të shpallej nga gjykatësi më 23 janar, një ditë pas vetëvrasjes.

22 Janar 2015 – Një shpërthim pranë një autobuzi pasagjerësh në Donjeck të Ukrainës Lindore, shkakton vdekjen e të paktën 13 vetëve.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).