Art & Kulturë

5 milion turistë zgjodhën Shqipërinë si destinacionin e tyre gjatë vitit 2017

Numri i turistëve që zgjodhën vendin tonë për të kaluar pushimet e tyre ka arritur në 5 milionë vetëm gjatë vitit 2017, duke sjellë një shifër të ardhurash prej 1.5 miliardë lekësh.

Këtë lajm e ka konfirmuar Zv. ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, i cili ka deklaruar se ky institucion do të ketë primare rritjen e numrit dhe shërbimit të vizitorit të huaj gjatë vitit 2018.

Shqipëria është cilësuar si një destinacion i veçantë në Ballkan, ku prioritet nga turistët kanë vendet bregdetare, por edhe turizmi malor, i cili po gjen një përhapje akoma edhe më të gjerë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).