Art & Kulturë

Henat e Fundme

Nje nga dramat me ne ze, te dramaturgut Italian, te mirenjohur tashme boterisht, Furio Bordon, eshte edhe drama: “Henat e Fundme”… apo “Fund-henat e Jetes””… e perkthyer ne me shume se 29 gjuhe dhe se fundmi edhe ne Shqip.
Nje nga problemet e mprehta, ne qyteterimin e “Homo – Sapiensit”, qe po grahmon, eshte edhe ai… i Dashurise te femijes ndaj prindit. Te braktisjes se tyre ne meshiren e fatit, duke i mbyllur perfundimisht, ne nje azil per te moshuar.
Dhe e gjitha kjo, perse?!
Thjesht per arsyen, se paten mundesine te jetojne pak vite me shume deri ne plakje… dhe te mosperputhjes me, te kendveshtrimit mbi vete jeten.
Por, nese pranojme, se pleqeria nuk eshte nje semundje… atehere, duhet gjetur menyra per trajtimin e sakte te saj.
Ndjenjedashuria, eshte i vetmi bar, eshte ajo force rendese, sipas Ainshtajnit, qe kuron te gjitha problemet, ne nje shoqeri tejet te semure!
Mos eshte vertet koha e kalimit ne nje qyteterim te ri… ne ate te “Homo – Universaljusit?!”

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).