Art House sjell në Shkodër në datat 7-9 korrik festivalin e filmit “Ekrani i Artit”, formatin e “Lo Schermo dell’Arte”, festival ndërkombëtar filmi që zhvillohet në qytetin e Firences që nga viti 2008.
Ju mirëpresim në hapjen e festivalit ku do të projektohen filmat “Meeting with Olafur Eliasson” i regjizorit brazilian Marco Del Fiol dhe “Damien Hirst: Thoughts, Works, Life” i regjizorit britanik Chris King. Më 7 Korrik në Knema Millenium Shkodër.