Muzeu Marubi ka kënaqësinë t’ju ftojë në një ekspozitë unike që sjell bashkë krijimtarinë e tetë autorëve që përcjellin momente nga jeta politiko- shoqërore e juglindjes së Shqipërisë.
Kristo Sulidhi (1858 – 1938) / Perikli Kaçauni (1870 – 1940) / Dhimitër Vangjeli (1872 – 1957) / Vani Burda (1875 – 1949) / Kristaq Sotiri (1883 – 1970) / Petro Dhimitri (1886 – 1953) / Thimi Raci (1886 – 1966) / Mandi Adham Koçi (1912 – 1988)
Kjo ekspozitë, e kuruar nga Gjergj Spathari, organizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, Bashkinë e Kolonjës, Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.