Art & Kulturë

Hapet në Prishtinë…

Në ekspozitën e hapur të mërkurën mbrëma, në Klubin e Boksit Prishtinë u prezantua trashëgimia kulturore e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, e cila u shpalos nëpërmjet kujtesës kolektive e cila përçohej përmes materialeve e mediumeve të ndryshme.

Artefakte të ndryshme si ora të vjetra, vegla pune, veshje nusërie e dekorime shtëpish, të huazuara nga komuniteti ishin vendosur aty për të treguar momente të veçanta të së kaluarës dhe për të shfaqur një mënyrë jetese të përbashkët. Përditshmëria dhe estetika rome vihej në pah më së miri nga pikturat shumëngjyrëshe të Farije dhe Mehmet Bajramit. Përditshmëria e bazuar në situata reale në pikturat e Bajramit ndërlidhej me gratë imagjinare të Farijes në të cilat shpaloset bukur veshja apo çarama shumëngjyrëshe e grave rome.

Në murin e një dhome tjetër ishin vendosur fotografi personale qe flisnin për momente të veçanta, ceremoni të ndryshme dhe ngjarje të rëndësishme për familjen dhe komunitetin.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).