Art & Kulturë

Halloween, festa e “ringjalljes së shpirtrave”

Kunguj të mëdhenj bosh, por të ndriçuar nga brenda, skeletë të çuditshëm, figura hije, kostume të shumëllojshme, këto gjëra na vijnë në mendje kur mendojmë për festën e Halloween.

Halloween ka marrë një dimension argëtues dhe thuajse kulturor, edhe në vendin tonë, ku njerëzit organizohen dhe duke veshur kostumet e frikshme, maskat, apo duke pikturuar fytyrat për të ngjarë sa më të vdekur, ekspozohen rrugëve e festojnë deri në orët e vona festën e “frikshme”.

Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh nga koha e Keltëve.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).