Politikani dhe autori Gaqo Apostoli promovoi sot në teatrin “ArTurbina” 2 librat e tij me poezi “Fuqia e Dashurisë”, i sapo dal në shtyp dhe ribotimin pas 10 vitesh të librit “Ç’ma trazoi jetën një Grua”.
Mes miqve dhe dashamirësve të shumtë autori Apostoli promovoi këto dy libra të cilat për lexuesin janë një vlerë e shtuar pasi në to ndërthuret mes vargjeve të poezisë fuqia e dashurisë e cila mund të ndryshoj botën si dhe dashuria si një një ndjenjë sublime ndaj një gruaje.
Çdo poezi, madje edhe një varg vetëm shkëputur nga poezitë e librit “Fuqia e Dashurisë” mund të ishin një titull libri, por ajo që është përmbajtja dhe mesazhi i të gjitha poezive së bashku mbetet: fuqia e dashurisë si një ndjenjë universale.
Pas promovimit të librave ditën e shtunë më datë 28 dhjetor 2019 në orën 19.30 në teatrin “ArTurbina” autori dhe politikani Gaqo Apostoli do të organizoj koncertin recital “Apostoli dhe Miqtë”.
Ky koncert do të jetë një koncert bamirësie ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjithashtu autori dhe politikani Apostoli bën me dije se dhe lekët nga shitja e dy librave me poezi do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.