Art & Kulturë

Balerinët shqiptarë dhe italianë, shfaqje në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti

“Cagli vallëzon për Shqipërinë” titullohej shfaqja e organizuar mbrëmjen e djeshme në teatrin komunal të Cagli, Itali, me pjesëmarrjen e balerinëve italianë dhe atyre të njohur shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj, në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Në këtë shfaqje të organizuar nga Bernard Shehu merrnin pjesë balerinët Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, si edhe balerinët e tjerë italianë si Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio Irene Calagreti, Alessandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti, si dhe grupet e baletit Movimento e Fantasia, Nuovo Balleto Classico.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).