Galeria Kombëtare e Kosovës, në kuadër të programit të edukimit ka organizuar punëtori për të rinj. Andaj, të gjithë të rinjtë e moshës 13-15 vjeç mund të bëhen pjesë e kësaj punëtorie.
Përmes kësa, të rinjtë do të mësojnë si ta njohin dhe ta interpretojnë artin vizuel, duke mos u kufizuar vetëm në artin tradicional, por edhe format bashkëkohore të shprehjes artistike dhe konceptuale.
Koncepti i ëorkshopit me titull “Tregimi im me ngjyra” përkon me shprehjen mjaft individuale të secilit pjesëmarrës ku përmes materialeve të ofruara do të kenë mundësinë që në mënyre vizuele, figurative ose jo, të tregojnë përjetime apo parashikimet për ngjarjet dhe botën që i rrethon.
Punëtoria do të mbahet më datë 28 gusht, duke filluar nga ora 11:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga GKK.