Art & Kulturë

Galeria e Artit çel ekspozitën “Standard i Dyfishtë”

18 Janar, Galeria e Artit Tiranë

Galeria e Artit Tiranë e nis vitin me ekspozitën “Standard i Dyfishtë” nga artisti sirian Mohammad Ramadan. “Standard i Dyfishtë” çelet sot, më 18 janar.

Kjo ekspozitë lidhet me pasojat e konfliktit, humbjen e kujtimeve dhe të jetëve, me luftën civile që detyroi miliona njerëz të largoheshin nga Siria.

Ramadan, përmes punimeve të tij, “dëshmon dhimbjen njerëzore, pasojat dhe shkatërrimet që sjell lufta e në të njëjtën kohë, dëshmon dritën e shpresës që mbetet ndezur në shpirtin e artistit,” shkruan GAT në Facebook.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).