Aktorja Brigitte Nielsen ka sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë të premten e kaluar. Brigitte, 54 vjeç, ka publikuar në rrjetin social “Instagram” fotografinë e parë me vogëlushen e saj.
Aktorja e filmit “Red Sonja” ka zbuluar për revistën “People” se vajzën ka vendosur ta quajë Frida. “Jemi shumë të gëzuar për ardhjen e vajzës sonë në jetë.
Ishte një rrugëtim i gjatë por ia vlejti”-është shprehur Brigitte. Në fotografinë e parë me vajzën e saj, Brigitte, shfaqet duke e përqafuar vogëlushen, të cilës i ka vëndosur një kapuç shumë të këndshëm të bardhë.
“Vogëlushja jonë e shtrenjtë, Frida, dashuria jonë e vërtetë”-ka shtuar më tej ajo në “Instagram”. Babai i vajzës është producenti italian televiziv Mattia Dessi, 39 vjeç, me të cilin Brigitte u martua në vitin 2006.