Ditën e djeshme u bë e ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në koncertin e organizuar në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo e ka pranuar edhe vet këtë lajm në Instagram, ku edhe ka publikuar disa hoodie, të cilat i ka dizenjuar për këtë festë. Në to shkruan “Kosova” dhe ato vijnë në ngjyrë të zezë e të bardhë.

“Ky është një kujtim i kësaj nate të cilën do ta kalojmë bashkë”, ka shkruar Rita ku ka bashkangjitur edhe ofertën për blerje të bluzave.
Një bluzë kushton 50 paund dhe porositë pranohen deri më 21 shkurt, ndërkohë që do të arrijnë në Kosovë më 26 shkurt.

