Art & Kulturë

FOTO/ Njihuni me modelen më të vjetër të modës

Axelle Doue është plot 60 vjeçe, por mosha e saj nuk e ka ndaluar atë që të vazhdojë të jetë e pranishme në pasarelat e modës. Ajo është cilësuar si modelja më e vjetër në industrinë e modës.

Një ikonë franceze e viteve ’80, Axelle nuk ka një faqe në Instagram, por është e kënaqur me faktin se njerëzit e mbajnë mend ende. Ajo sfiloi në javën e modës në Milano për “Daks”, me një shpjegim shumë të thjeshtë.

“Jam këtu për të treguar se këto veshje janë perfekte për gratë e çdo moshe”-, shpjegon ajo.

Axelle e nisi karrierën në moshën 18-vjeçare thjesht për kuriozitet, por më pas do të kthehej shumë shpejt në një figure të preferuar të firmave të mëdha si: Chanel, Armani e Gianfranco Ferré, fustanet e të cilit i adhuron.

Lindja e dy fëmijëve të saj e detyroi të merrte një pushim. “Kur më pyetën nëse doja të rikthehesha, iu përgjigja se kjo më gëzonte shumë, sepse në të vërtetë brenda vetes nuk kisha hequr dorë përfundimisht”-, është shprehur Doue.

Për Axelle të gjitha sfilatat në të cilat ajo ka marrë pjesë kanë qenë të mrekullueshme dhe nuk mund të veçojë ndonjërën prej tyre, megjithatë ajo ka theksuar se ndoshta e tillë mund të jetë pasarela e saj e ardhshme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).