2019 shënoi plot 15 vite të mbrëmjes gala Çmimet Kult. Tanimë kjo përzgjedhje është kthyer në një traditë dhe pikë referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore e artistike. Më 18 Mars u zhvillua nata Post-Kult për të vlerësuar fituesit e Çmimeve Kult 2019. Me fushat e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Kult përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare, si dhe më gjithëpërfshirëset.
- Presidenti i Akademisë Kult, Ylli Sula me aktorin e mirënjohur Ndriçim Xhepa
- Presidenti i Akademisë Kult,, Ylli Sula me drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Etleva Domi dhe Persida Asllani
NATA POST-KULT
Me 78 të nominuar për 13 çmimet e mëdha, përzgjedhja është e vështirë, por juria e nderit dhe publiku kanë zgjedhur të preferuarit e tyre për fushat e caktuara. Rreth 80 të ftuar, fituesit, figura të mëdha dhe kontribues të artit u mblodhën për të vlerësuar talentin e padiskutuar shqiptar në art e kulturë.
Të ftuarit e mbrëmjes Post Kult
ART DHE DASHURI
Mjeshtri Zhani Ciko dhe bashkëshortja e tij Rudina Ciko na nderuan me prezencën e tyre në këtë mbrëmje. Bashkimi i dashurisë dhe artit (znj. Ciko është pianiste dhe pedagoge në Akademinë e Arteve) si në rastin e çiftit Ciko është lehtësisht i dallueshëm në foton e mëposhtme, e cila ngjan si e shkrepur në një natë romantike në Paris.
Muzikantët Ciko
FITUESIT E ÇMIMEVE KULT 2019
Më poshtë janë dy nga fituesit e çmimeve: Çmimi libri artistik i vitit, Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri” dhe intrumentisti i vitit Ali Pengili, me Koncertin me oboe Nr.2 (sol minor) nga Ludwig August Lebrun.
- Çmimi LIBRI ARTISTIK I VITIT: Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
- INSTRUMENTISTI I VITIT: Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
ARTISTËT E VLERËSUAR JANË SI MË POSHTË:
- KËNGA E VITIT: Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
- INTERPRETUESI LIRIK I VITIT: Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
- INSTRUMENTISTI I VITIT: Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
- BALERINI I VITIT: Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
- MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT: Olta Daku me “Shirli Valentina”
- AKTORI I VITIT: Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
- AKTORJA E VITIT: Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
- DOKUMENTARI I VITIT: Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
- REGJIA E VITIT: Ema Andrea me “Natën, Má!”
- ARTISTI PAMOR I VITIT: Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
- LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT: Pranvera Bogdani me “Balshajt”
- LIBRI ARTISTIK I VITIT: Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
- PËRKTHIMI I VITIT: Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro
- 2 Çmimet Speciale: Prof. Lucia Nadin dhe Prof. Francesco Altimari
- KËNGA E VITIT: Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua” duke shkruar te libri i përshtypjeve
- AKTORJA E VITIT: Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea” duke shkruar te libri i përshtypjeve
- MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT: Olta Daku me “Shirli Valentina”
- REGJIA E VITIT: Ema Andrea me “Natën, Má!”
NJË GJEST BUJAR NGA FITUESIT
Kristo Krisiko, fituesi i çmimit “Artisti Pamor i Vitit”, Anxhela Peristeri, fituesja e “Kënga e Vitit” dhe Eno Milkani, fitues i çmimit “Dokumentari i Vitit” zgjodhën të dhurojnë shumën e fituar për viktimat e prekura nga tërmeti.
Mbrëmja e djeshme e Post-Kult bashkoi këto emra të njohur, fitues të çmimeve kulturore shqiptare për të tërhequr cmimet e tyre e për të shijuar një mbrëmje në shoqëri të mirë.
Një moment i bukur, përjetësuar me një foto
AKTORI I VITIT Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci” intervistohet nga ReportTV
Jemi të nderuar të vazhdojmë traditën e promovimit të kulturës dhe artit në Shqipëri, që prej 2005, duke i dhënë vlerësimin e merituar të gjithë artistëve.