Victoria Beckham feston këtë vit përvjetorin e 10-të të ateliesë së saj të modës, e cila që prej vitit 2008 është bërë një prej markave më të famshme në botë.
Rrobat e saj njihen për dizenjot e tyre të veçanta dhe klasike, epitete të cilat shoqëruan edhe koleksionin e këtij viti. Në këtë sfilatë të Victorias, sunduan palltot e mëdha, çantat “oversize” dhe këpucët pak të çuditshme të sheshta, të cilat po ua lëmë t’i shikoni vet në fotot e mëposhtme.
(Klikoni në një foto për të hapur galerinë)
[envira-gallery id=”16498″]