FOTO/ Këta janë 5 të rinjtë më të pasur në botë

 

Revista amerikane Forbes ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në botë, këtë rradhë duke u fokusuar tek më të rinjtë që kanë zaptuar këtë listë.

Interesante është fakti se në top treshen e kësaj liste, të tre të rinjtë janë nga Norvegjia. Miliarderja më e re në botë në këto momente është 21 vjeçarja Alexandra Andresen, e cila ndiqet nga motra e saj 22 vjeçe Katharina. Së bashku, kjo dyshe ka në zotërim rreth 1.4 miliard dollar.

Hope 2018 treats you great!

A post shared by Alexandra (@alexandraandresen) on

Në vend të pestë qëndron John Collison, 27 vjeçari nga Irlanda, që vlen rreth 1 miliard dollarë. Pasi braktisi Harvardin, Collison bashkë me vëllain e tij themeluan në vitin 2011 “Stripe”, një kompani online pagesash.

Image result for John Collison

Në vend të katërt renditet Evan Spiegel, me një pasuri prej 4.1 miliard dollarësh që i ka arritur vetëm në moshën 27 vjeçare.

Evan është themeluesi i rrjetit të njohur Snapchat dhe pavarësisht se zotëron vetëm 18% të aksioneve të kësaj kompanie, ai ka të drejtën e votës, që e rendit më lartë se pjestarët e tjerë të bordit. Sipas Forbes, rreth 170 milion veta përdorin Snapchat-in rregullisht.

Image result for evan spiegel

Gustav Magnar Witzoe ndodhet në vendin e tretë të kësaj liste falë pasurisë së tij 1.9 miliard dollarësh në moshën 24 vjeçare.

Joyeux 14 Juillet 🔵⚪️🔴🍾

A post shared by Gustav Magnar Witzøe (@guswitzoe) on

Gustav është djali i drejtuesit të kompanisë Salmar, që është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të salmonit. Edhe pse ka aksione në këtë kompani, dëshira e tij është që të bëj investime në pasurinë e patundshme dhe në fushën e teknologjisë.

Katherina Andresen dhe motra e saj Alexandra Andresen, renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të parë të kësaj liste, duke u bërë miliardet e reja më të pasura në botë.

Why not. 😚

A post shared by Katharina G. Andresen (@kgandresen) on

Ato kanë trashëguar 42% të aksioneve të kompanisë së investimeve të prindërve të tyre, e quajtur Ferd. Edhe pse babai i tyre vazhdon që të drejtojë kompaninë, ato më vonë do të jenë pronaret e kësaj kompanie dhe të një sërë biznesesh të tjera private.